Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas masave të marra ndaj katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët dyshohet se u tallen me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, duke i cilësuar ato si “masa ekstreme” dhe dëshmi të ndërhyrjes politike, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, këto veprime janë bërë fillimisht nën ndikimin e Presidencës dhe tani, siç u shpreh ai, “nga kërkushi hiç”.
“Kurdo që të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së Ministrisë së Brendshme,” tha Haradinaj, duke shtuar se policia nuk duhet të përdoret për të shfaqur “muskuj” apo për të shtypur sipas agjendave politike ditore.


