Skuadra e Vushtrrisë shijoi humbjen e parë në këtë sezon në Ligën e Parë, pasi para pak minutave u mposht nga Tefik Çanga me rezultatin 2:1.
Vushtrria më parë kishte barazuar edhe me Dinamon e Lirinë në shtëpi, teksa sot e shijoi edhe humbjen e parë.
Kryetari i tifogrupit, “Forca” nga Vushtrria, Irfan Shtitarica me anë të një postimi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e stafit teknik të klubit në krye me Armend Dallkun.
“Stafi teknik ne gjume 95 minuta! DOREHEQJE”, shkruan ai në Facebook.
/GazetaBlic Sport


