Kandidatja e LDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Donjeta Dragusha, ka prezantuar të dhëna për përkrahjen që u është dhënë fermerëve të kryeqytetit gjatë katër viteve të fundit, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se në sektorin e bletarisë janë mbështetur 861 bletarë me mbi 240 mijë euro, ndërsa në blegtori janë ndarë mbi 500 mijë euro për 1107 fermerë.
Po ashtu, Dragusha tha se për 452 kultivues të grurit në Prishtinë janë ndarë më shumë se 400 mijë euro përmes pagesave direkte.
Sipas saj, kjo është dëshmi konkrete e angazhimit të LDK-së në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural në komunën e Prishtinës.


