Lajme

Deliu: Sot, pritej një reflektim i ndershëm mbi kontekstin historik, jo instrumentalizime që cenojnë dinjitetin e kësaj historie

09/15/2025 20:39
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj përpjekjeve për, siç tha ajo, njollosjen e figurave kyçe të luftës çlirimtare, përfshirë Hashim Thaçin, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se lufta e UÇK-së është një histori e përbashkët, e shkruar me gjakun dhe sakrificën e mijëra të rinjve dhe se nuk duhet të përvetësohet apo relativizohet për interesa politike afatshkurtra.

Deliu u shpreh se, pas dëshmisë së James Rubin në Hagë, pritej një reflektim i ndershëm mbi historinë dhe sakrificën e luftës, jo tentativa që, sipas saj, cenojnë dinjitetin e saj dhe të figurave që kanë qenë kyçe në legjitimitetin ndërkombëtar të kësaj lufte.