Lajme

Ramosaj për rininë e Deçanit: Unë do të jem gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur në çdo hap

09/15/2025 19:48
nga:Genita C

Kandidati për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka theksuar rëndësinë e rinisë për zhvillimin e komunës, duke e quajtur atë forcën më të madhe të Deçanit, raporton GazetaBlic.

Ai ka bërë thirrje për krijimin e mundësive për rininë, duke përmendur se Qendra Rinore do të jetë një hapësirë ku idetë e tyre mund të realizohen dhe ku puna, kreativiteti dhe bashkëpunimi do të bëhen realitet.

Ramosaj ka siguruar mbështetje të vazhdueshme për të rinjtë e Deçanit në çdo hap të zhvillimit të tyre.