Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar një vizion të ri për edukimin e fëmijëve në Lipjan, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se edukimi nuk duhet të ndalojë vetëm në bankat e shkollës, por do të përfshijë edhe notin.
Në planin e tij, Buja ka premtuar ndërtimin e pishinave shkollore moderne në të gjithë komunën, duke përfshirë Lipjanin, Shalën, Magurën, Janjevën, Dobrajën e Madhe, Gadimen dhe Sllovin. Pishinat do të jenë të standardizuara dhe do të sigurohet transporti për nxënësit.
Ky projekt, sipas Bujës, do të jetë një investim për shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve, duke krijuar një Lipjan më të shëndetshëm dhe më aktiv.


