Trajneri i Interit, Cristian Chivu, po përballet me një dilemë në lidhje me portierin titullar, teksa po mendon ta lërë Sommerin në stol pas performancës së tij jo bindëse në humbjen 4-3 ndaj Juventusit.
Veterani hipotetikisht do të zëvendësohej nga Josep Martinez.
Sipas Calciomercato, Chivu po e shqyrton seriozisht një ndryshim pasi Sommer pësoi katër gola nga katër gjuajtje në portë kundër Juventusit të shtunën në mbrëmje. Chivu është serioz në lidhje me dhënien e një shansi Martinezit në vend të Sommer, thotë raporti.
Spanjolli mbërriti nga Genoa vitin e kaluar për rreth 13.5 milionë euro plus 1.5 milionë euro në bonuse. Pavarësisht tarifës së transferimit, Martinez ka bërë vetëm 10 paraqitje për Nerazzurrët, ndërsa Sommer ka mbetur titullari numër 1.
/GazetaBlic Sportp


