Lajme

Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë se drejtuesit e UÇK-së donin të ekzekutonin njerëz

09/15/2025 13:49
nga:G B

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, kësaj radhe duke u pyetur për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

I pyetur nëse kjo treshe ishte e moderuar në UÇK, Rubin u përgjigj me “po”, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera ai tha se personat që ishin kundër Rambujes, sipas tij ishin të gatshëm të masakronin mijëra njerëz.

“Por nga ana tjetër kishim persona të moderuar si Thaçi e Krasniqi që ishin të gatshëm të nëshkruanin Marrëveshjen e Rambujesë. Mirë që nuk i dëgjuan fjalët e ekstremistëve”, u shpreh tutje ish-diplomati.

Ndër të tjera, Rubin thotë se nuk kanë gjetur asnjë provë se katërshja e UÇK-së, e as drejtues të tjerë të ushtrisë, donin të ekzekutonin apo të vrisnin njerëz.