Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sërish kandidat për të parin e kësaj komune, ka thënë se Deçani vazhdon të shkëlqejë në kulturë e art, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se Ansambli “Deçani” është vlerësuar me tre çmime të rëndësishme në Festivalin “Fol Fest” në Shtime.
Postimi i tij i plotë:
Në Festivalin “Fol Fest” në Shtime, talenti dhe puna e palodhur e artistëve tanë të Ansamblit “Deçani” janë vlerësuar me tre çmime të rëndësishme:
Vendi i parë për Ansamblin
Këngëtari më i mirë – Mustafë Ramaj
Këngëtarja më e mirë në interpretimin e këngëve të bjeshkës – Fatjeta Tahiraj
Ky sukses është dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të rinisë dhe artistëve tanë. Deçani vazhdon të shkëlqejë në kulturë dhe art!
Krenar me ju!
BR


