Lajme

Rama i beson sërish Damian Gjiknurit Komsionin e Reformës Zgjedhore

09/15/2025 11:48
nga:Gazeta Blic

Këtë të hënë pas mbledhjes së Grupit Parlametar të PS-së janë zbuluar dhe emrat e që të do të drejtojnë Komisionet e përhershme dhe të posaçme parlamentare.

Përveç emrave të Komisioneve që u bën publik nga Euroneës Albania ajo që bie në sy është që Rama i ka besuar sërish Damian Gjiknurit, drejtimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, një Komision që Gjiknuri e drejton prej kohësh.

Kryeministri Rama të enjten e kaluar në Asamblenë Kombëtare të PS-së theksoi se duhet vijuar me depolitizmin e administratës zgjedhore një ndër pikat kyçe të OSBE-ODIHR.