Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka shprehur kritika për kalendarin e ngjeshur të futbollit dhe numrin në rritje të ndeshjeve.
“Çfarë mendon për Kupën e Botës për Klube? Se u bëri dëm të jashtëzakonshëm lojtarëve. Ideja nuk është e keqe, por duhet të përshtatet në kalendar. FIFA dhe UEFA duan gjithnjë e më shumë ndeshje, Superkupat luhen në dy ndeshje, madje janë zhvendosur në Arabinë Saudite… Çfarë duhet të bëjmë? Diçka duhet të ndryshojë”, tha Ancelotti.
Ai theksoi se futbolli ndërkombëtar do të jetë më i prekuri: “Po, futbolli kombëtar ka humbur disi rëndësinë e tij për shkak të turneve të reja. Por Kupa e Botës – jo! Ky është i vetmi aktivitet që e shikon e gjithë bota.”
Ancelotti shtoi se për të marrëdhënia midis klubeve dhe ekipeve kombëtare është thelbësore: “Në Brazil ne përpiqemi për marrëdhënie të ngushta. Ne i informojmë klubet për gjendjen e lojtarëve të tyre dhe presim të njëjtën gjë prej tyre.”
/GazetaBlic Sport


