Analisti politik, Halil Matoshi ishte i ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, i cili diskutoi rreth njgarjeve të djeshme, ku Amerika pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën.
Matoshi tha se kjo është një paralajmërim apo sinjal që Administrata Trump, nuk po e duan Kurtin dhe taktikat e tij, e sipas tij, politikat e qëndrueshme të një shteti nuk mund të bëhen brenda natës e të veprohen brenda ditës.
Ai tha se duhet një studim i gjatë, duhet këshillim dhe politikëbërje e mbi të gjitha me qenë i përgjegjshëm.


