Lajme

Aksident mes tri veturave në autostradën “Arbër Xhaferi”, lëndohet një person

09/13/2025 21:39
nga:Sh R

Një aksident trafiku ka ndodhur  sot rreth orës 20:00, në autostradën “Arbër Xhaferi”, raporton GazetaBlic.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ku tha se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë një person është lënduar.

“Pak para orës 20:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Babush-Bibaj.
Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka bërë vend-shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi për GazetaBlic.