Sporti

Flick kritikon Federatën spanjoll, shkak lëndimi i Yamal

09/13/2025 16:01
nga:Mergim Rreci

Ylli i Barcelona-s, Lamine Yamal, nuk është stërvitur me ekipin katalanas për ndeshjen kundër Valencias, për shkak të një lëndimi muskulor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili gjithashtu kritikoi federatën spanjolle për aktivizimin e lojtarit me kombëtaren, pavarësisht shqetësimit fizik.

“Lamine nuk do të jetë kundër Valencias. Ai iu bashkua kombëtares edhe pse kishte dhimbje. Mori qetësues dhe ka luajtur me Spanjën edhe pse kishte probleme fizike. Në njërën ndeshje luajti 79’ ndërsa në tjetrën 73’. Me Spanjën nuk është stërvitur për shkak të problemit që kishte. Mendoj se kjo nuk është mënyra e duhur për tu kujdesur për lojtarët. Spanja ka lojtarët më të mirë të botës, por duhet që të kujdeset për ata. Kjo më shqetëson”, tha Flick.

Në lidhje me ndeshjen Barcelona-Valencia, trajneri gjerman vlerësoi punën e homologut të tij.

“Carlos Corberan ka bërë një punë mjaft të mirë në stolin e Valencias. Ai ka stabilizuar ekipin ku sivjet luajnë shumë lojtarë të rinj. Mendoj se do të shikojmë një ndeshje të bukur”, shtoi Flick.