Lajme

Bali Muharremaj në hapje të fushatës: Faleminderit për përkrahjen, së bashku po shkojmë drejt mandatit të tretë!

09/13/2025 11:41
nga:Y I

Kryetari i komunës së Suharekës njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Bali Muharremaj, ka ndarë pamje nga atmosfera e hapjes së fushatës elektorale në këtë qytet.

Muharrremaj i ka falenderuar qytetarët për besimin e dhënë në dy mandate dhe u shpreh se së bashku po shkojnë drejt mandatit të tretë.

“Jam krenar që jam kryetar i komunës së Suharekës dhe jam krenar që sonte jam këtu sonte me djem dhe vajza të reja. Faleminderit për besimin që ma keni dhënë në dy mandate dhe faleminderit që po shkojmë edhe në mandatin e tretë së bashku me ju për një Suharekë edhe më të mirë që kemi patur deri tani. Gjej rastin të falenderoj të gjithë qytetarët t e komunës tonë për përkrahjen që ma kanë dhënë në plot 15 vite, falenderoj edhe opozitën për punët që kemi kry bashkë. Do të jemi bashkë kur eshte interesi i shtetit dhe i kombit. Edhe njëherë ju garantoj se fitorja është e jona sepse e kemi meritu” tha ndër të tjera Muharremaj para qytetarëve dhe aktivistëve të pranishëm raporton “Gazeta Blic”.

Video: