Sot me fillin nga ora 17:05 në “Gazeta Blic” dhe Rtv Dukagjini nis sezonin e ri televiziv emisioni i mirënjohur politik “Blic InterView me Astrit Gashin”.
I ftuari i parë në këtë puntatë është kryetari, njëherësh kandidat i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj!
Totaj foli për realizimin e premtimeve gjatë mandatit të tij katër vjeçar duke theksuar se vetëm 15% e tyre kanë mbetur pa u filluar.
‘Rikonstruktimi i shadërvanit, rruga e tranzitit të ri, investimet në arsim, rritja shumfish e bursave për studentë dhe nxënës, objekte të reja në shëndetësi, financimet për kulturën” janë vetëm disa nga investimet që janë kryer deklaroi Totaj në ” Blic Interview me Astrit Gashin”.
Totaj pati kritika për Qeverinë Kurti ku tha se janë penalizuar sipas kontratës kolektive me 7.5 milionë euro për një vit.
Ai tutje u shpreh se fitorja pa balotazh është e vështirë në këtë komunë megjithatë shpreson dhe beson se do të fitojë sërish.
Totaj tha se nuk kanë vija të kuqe me asnjë nga partitë politike.
Për këto e shumë tema të tjera i’u ftojmë të ndiqni intervistën e plotë dhënë për ‘Blic InterView me Astrit Gashin’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


