Kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës, Faton Jakupi, ka uruar fillimin e fushatës zgjedhore.
Jakupi tha se Kamenica gjithmonë është dalluar për kulturën demokratike dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë ta dëshmojmë edhe një herë këtë vetëdije qytetare, duke u bërë pjesë e zgjedhjeve lokale, demokratike dhe të qytetëruara.
Zgjedhjet janë mjeti ynë për të vendosur mbi të ardhmen. Pjesëmarrja është forca jonë për të ndërtuar një komunë më të drejtë e më të zhvilluar.Vota është fjala më e fuqishme e qytetarit” shkruan jakupi raporton “Gazeta Blic”.
Ai bëri thirrje që të gjithë të dalin e të votojnë lirshëm dhe të kontribuojnë për të ardhmen e përbashkët.
Postimi i plotë:
Urime Fushata Zgjedhore Kamenicë!
Kamenica gjithmonë është dalluar për kulturën demokratike dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë ta dëshmojmë edhe një herë këtë vetëdije qytetare, duke u bërë pjesë e zgjedhjeve lokale, demokratike dhe të qytetëruara.
Zgjedhjet janë mjeti ynë për të vendosur mbi të ardhmen.
Pjesëmarrja është forca jonë për të ndërtuar një komunë më të drejtë e më të zhvilluar.
Vota është fjala më e fuqishme e qytetarit.
Le ta dëshmojmë edhe kësaj here se Kamenica është shembull i demokracisë dhe qytetarisë së lartë.
Le të dalim të gjithë, të votojmë lirshëm dhe të kontribuojmë për të ardhmen tonë të përbashkët.
Suksese!


