Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka thënë se në derbin e së dielës në Premier League ndaj Manchester Cityt, në portë do të luajë Altay Bayindir.
Tekniku portugez, në konferencën për shtyp të mbajtur sot, deklaroi se portieri i kombëtares turke do të jetë titullar kundër Manchester Cityt.
“Altay do të vazhdojë, sepse kemi nevojë për këtë. Kjo është një shenjë e besimit tonë tek ai.”
Manchester United gjatë merkatos verore transferoi portierin 23-vjeçar Senne Lammens nga Antwerp, ndërsa gardiani kamerunas Andre Onana u huazua te Trabzonspori.
Amorim, lidhur me huazimin e Onanas te skuadra bord kaltër, i pati dy fjalë.
“Jo vetëm klubi, por edhe Andre e kuptoi se situata kërkonte një ndryshim. Ishte e vështirë si për të ashtu edhe për ne, dhe mendimi ynë ishte të bënim një ndryshim në portë. I uroj më të mirat Andre Onanas. Ndonjëherë, për t’u kthyer në nivelin tuaj, duhet të ndërroni ambient”.


