Sporti

KB Trepça përforcohet me basketbollistin Adnan Arslanagiç

09/12/2025 19:49
nga:Mergim Rreci

Klubi i basketbollit Trepça ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin 2025/2026.

Xehetarëve i është bashkuar basketbollisti Adnan Arslanagiç, i cili do të luajë në pozitën e organizatorit të lojës.

Arslanagiç, me gjatësi prej 182 cm, pritet të sjellë përvojë dhe energji të re në skuadrën mitrovicase, duke qenë një element i rëndësishëm për synimet e Trepçës në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Ky transferim konfirmon ambiciet e klubit për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për të luftuar për trofetë në sezonin e ri.