Lajme

Berisha: Kurti do të vazhdoj të na prish me botën dhe aleatët deri sa të mbetemi vet – Zoti na nimoft!

09/12/2025 18:25
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka reaguar pas vendimit të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, raporton GazetaBlic.

Berisha thotë se përmes dialogut që u ndërpre SHBA u vendosën në krah të Kosovës si aleat strategjik dhe faktor balancues në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, i cili thekson se tash e tutje ne dialogun e Brukselit nuk do ta kemi mbikqyrjen dhe mbeshtetjen Amerikane.

Postimi i plotë:

E lexova me vemendje lajmerimin e Ambasades Ameriken per suspendimin pa afat te dialogut strategjik me Kosoven dhe deshiroj ti ndaj disa mendime me qytetaret e Kosoves per kete qeshtje.

Se pari nje sqarim, se çka eshte ky “Dialogu Strategjik SHBA-Kosove.”

Dialogu ne fjale, i ka formalizu dhe ngrit mardheniet dypaleshe si ne aspektin simbolik ashtu dhe praktik ne rrafshin ndersektorial.

Qellimi kryesor ka qen qe ta forcoi trajektoren e Kosoves ne rrugen e integrimeve EuroAtlantike permes mbeshtetjes Amerikane.

Dialogu ka pas grupe punuese ne disa rrafshe:

– Mbrojtje dhe siguri me fokus forcimin e metutjeshem te FSK’s dhe nderveprueshmerise me NATO’n.

– Sundim te ligjit dhe luften ndaj korrupsionit.

– Bashkepunim ekonomik me fokus sigurin energjetike.

– Bashkepunimin nder-njerezor permes programeve te shkembimit dhe arsimimit.

Permes dialogut qe tashme eshte nderpre pa afat, SHBA’t u paten vendos ne krah te Kosoves si aleat strategjik dhe faktor balancues ne procesin e dialogut Kosove – Serbi. Pra, tash e tutje ne dialogun e Brukselit nuk do ta kemi mbikqyrjen dhe mbeshtetjen Amerikane.

Bashkepunimi ne mes te Departamentit te Luftes (dikur Departamenti i Mbrojtjes) dhe Ministris se Mbrojtjes se Kosoves tash eshte vendos ne pikpyetje, dhe kjo me gjase do te reflektohet edhe ne mundesine per tu furnizuar me arme, municione dhe paisje te tjera si helikopter e autoblinda te nevojshme per FSK’n, ndersa shkembimet, trajnimet, shkollimi i kuadrit komandues dhe shum aspekte te tjera mund te vendosen ne pikpyetje.

Mbeshtetja dhe shkembimi i informacioneve mes agjencioneve ligj-zbatuese tona dhe te SHBA’ve mund te reduktohet ne minimum dhe kjo mund te ndikoi edhe informacione qe kane te bejn me veprimet destabilizuese te vendeve te ndryshme ne Kosove.

Bashkpunimi ekonomik i zbeht i viteve te fundit me SHBA’t do te zbehet edhe me shum dhe rrjedhimisht projektet si ato te gazsjellsit, te baterive apo edhe projekte te reja te gjenerimit te energjis do te nderprehen pa afat.

Programet e shkembimit dhe te arsimimit te te rinjeve mund te reduktohen ne minimum apo edhe nderpriten perkohsisht.

Te gjithe keto pasoja te cilat nuk jane tragjike, por jane shum te kushtueshme per Kosoven dhe pupullin tone, vijn si pasoj e veprimeve te njepasnjeshme te Qeveris dhe Presidences te cilet po e sfidojn raportin qe kemi ndertuar me SHBA’t qe nga viti 1991 e deri me sot.

Tash e disa vite Kryeministri nuk ka pas asnje takim te nivelit te larte ne SHBA perveq nje foto te shkallet e Keshillit Kombetare te Siguris, ndersa Presidentja e Kosoves po vazhdon ne menyre te vazhdueshme te deshtoj ne vizitat e saj ne Amerik duke mos arrit te siguroj takime te nivelit te saj.

Nese dikush pret qe Kryeministri i Kosoves te dal me tre gishta perpjet, me shajkaqë ose me trobojnic ajo nuk do te ndodh kurr, ai vetem do te vazhdoj te na prish me boten dhe aleatet deri sa te mbetemi vet.

Kjo qe ka ndodh ne Kosove gjate 25 viteve te fundit me gjase eshte operacioni me i suksesshem i infiltrimit, sabotimot dhe luftes psikologjike duke e kthy popullin me pro-Amerikan ne bote ne nje prej vendeve qe e kundershtojn dhe sfidojn aleatin me te madh qe ka populli Shqiptar.

Zoti na nimoft!