Sporti

Trofeu i Superkupës, Rahoveci dhe Kastrioti përballen nesër në Ferizaj

09/12/2025 17:42
nga:Mergim Rreci

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll, ndeshje kjo që do të zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Rahoveci e synon trofeun e dytë të Superkupës. Për herë të parë e fitoi vjet. Dy edicionet e para të Superkupës i kanë takuar skuadrës pejane, Besa Famgas.

Ndërkohë Kastrioti synon që ta fitojë Superkupën për herë të parë

Ndeshja pritet të jetë shumë interesante dhe me rivalitet, ndonëse në prag të edicionit të ri të garave.