Kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit nga AAK, Bashkim Ramosaj, ka ftuar qytetarët, anëtarët, simpatizantët, aktivistët dhe strukturat drejtuese të Aleancës për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, raporton GazetaBlic.
Në një postim në rrjetin social facebook, Ramosaj ka njoftuar se ceremonia e hapjes do të zhvillohet nesër, më 13 shtator, në orën 13:00, dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë.
Postimi i plotë:
FTESË PËR PJESËMARRJE
Të nderuar qytetarë,
Të respektuar anëtarë, simpatizantë, aktivistë e struktura drejtuese të Aleancës,
Ju ftoj që nesër, më 13 shtator, në ora 13:00, të jemi së bashku në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit 2025.
Ju mirëpresim!


