Sporti

Elita e basketbollit kosovar fillon me super derbi

09/12/2025 16:00
nga:Mergim Rreci

Është hedhur shorti për Superligën e Kosovës në basketboll.

Në prani të klubeve pjesëmarrësve dhe mediave është hedhur shorti, ku priten super përballja nga java e parë.

Kampionia e Kosovës, Trepça, në xhiron e parë do të përballet me rivalin e vjetër, Pejën ndërsa nënkampioni Bashkimi është mysafir i Vëllaznimit.

Në javën e parë janë edhe dy sfida interesante Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina dhe Bora-Rahoveci 029. Ky kampionat pritet të jetë i jashtëzakonshëm, duke marrë përforcimet që kanë bërë skuadrat dhe synimet që kanë.

Po ashtu përgatitjet kanë filluar me kohë, duke bërë që të presim shumë duele të forta në parket, nga xhiroja e parë e deri në fund. Edicioni i ri do të fillojë më 4/5 tetor.

Superliga / Xhiroja e parë

04/05.10.2025

VËLLAZNIMI vs BASHKIMI

TREPÇA vs PEJA

GOLDEN EAGLE YLLI vs SIGAL PRISHTINA

BORA vs RAHOVECI 029