Lajme

“Siguria Kombëtare po na rrezikohet” – Burim Ramadani pas goditjes nga SHBA: Ditë e zezë për Kosovën

09/12/2025 15:37
nga:Sh R

Pas vendimit tronditës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, ka reaguar ashpër ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, duke e quajtur këtë zhvillim një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të vendit. 

Në një postim në Facebook,  Ramadani shpreh shqetësimin e thellë për pasojat e veprimeve të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti:

“Siguria Kombëtare po na rrezikohet!

Ditë e Zezë është kjo ditë kur SHBA pezullon Dialogun Strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Kurtit & noterëve të tij.

Krejt e pritur, e dukshme dhe e alarmuar me kohë.

Por, në vesh të kujt?!”