Ministria e Brendshme spanjolle e ka klasifikuar ndeshjen midis Real Madridit dhe Olympique Marseille si “rrezik të lartë” për arsye sigurie.
Ndeshja është pjesë e raundit të parë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve dhe do të luhet më 16 shtator në Santiago Bernabeu, transmeton GazetaBlic Sport.
Edhe pse arsyet specifike të vendimit nuk u zbuluan, është tashmë e qartë se do të merren masa të përforcuara dhe kontrolle më të rrepta për të parandaluar incidente dhe manifestime të mundshme tensioni.
/GazetaBlic Sport/


