Lajme

“Raporti është për të, jo për fëmijët – Krejt kjo dramë bëhet për një grusht vota”, Gorani për Presidenten

09/11/2025 21:49
nga:G B

Dukagjin Gorani, gazetar – ka komentuar në “Pressing” të T7, sulmet e presidentes Vjosa Osmani drejtuar mediave dhe gazetarëve.

Kjo pasi mediat u interesuan për shkollimin e vajzave të presidentes në shkollë private.

Gorani tha se “Osmani me patetizmin e saj tha se më sulmoni mua e jo vajzat”.

Tutje, Gorani tha se ky nuk është as sulm, por as më pak janë marrë mediat me vajzat – por me presidenten.

Sipas tij krejt këtë Osmani e bën “për një grusht votash”.

“Ajo me atë patetizmin e saj tha më sulmoni mua, jo vajzat. Por ty të kanë sulmuar, madje ky nuk është as sulm”, tha Gorani.