Lajme

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

09/11/2025 21:08
nga:N K

Posta e Kosovës ka thënë se pronat në Gracanicë dhe Shtërpcë të kthyera në pronësi do të përdoren në mision të ndërmarrjes duke u vënë plotësisht në funksion të qytetarëve.

“Pas finalizimit të procedurave ligjore, këto prona janë regjistruar si pronë e ligjshme e NPQ “Posta e Kosovës” Sh.A. dhe do të përdoren në funksion të misionit të Postës, duke u vënë plotësisht në funksion të qytetarëve, bizneseve të Republikës së Kosovës, pa dallim. Posta e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve postare e financiare cilësore, të sigurta dhe transparente në gjithë territorin e vendit”, thuhet nga Posta e Kosovës.