Sporti

Manaj shënon golin e dytë në Emiratet e Bashkuara

09/11/2025 21:21
nga:Mergim Rreci

Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Sharjah barazoi në transfertë përballë Khorfakkan.

Sfida e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabem përfundoi 2-2.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët dhe të parin personal në ndeshjen e sotme, i cili rezultoi vendimtar në pikën e marrë.

Sulmuesi lushnjar u aktivizua në lojë në minutën e 58-të të sfidës. Ndërkohë që rrjetën e tundi në minutën e 99-të, teksa ktheu në gol një 11-metërsh dhe i dha ekipit të tij një barazim të çmuar.

VIDEO.