Lajme

Gazment Bardhi, shef i Grupit Parlamentar të PD-së

09/11/2025 20:03
nga:G B

Partia Demokratike ka zgjedhur Gazment Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetari i këtij subjekti, Sali Berisha, i ka bërë të ditura këto në mbledhjen e sotme me demokratët.

Sipas Top Channel, nënkryetar Kuvendi u konfirmua Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetarë grupi u emëruan Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Sekretare të grupit parlamentar, Berisha zgjodhi Elda Hotin, si dhe zëdhënëse e grupit do të jetë Ledina Aliolli.