Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Italisë, Alessandro Costacurta, ka pranuar se nuk është “tifoz” i sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic, duke argumentuar se ai nuk mund të jetë një lojtar kyç.
Vlahoviç mbeti te Juventusi këtë verë pavarësisht spekulimeve që e lidhnin sulmuesin serb me një transferim diku tjetër, përfshirë ish-klubin e Costacurtas, Milanin.
Duke folur për Quotidiano Sportivo, nëpërmjet TuttoMercatoWeb, Costacurta tha: “Nuk mund ta kuptoj, a ka ndonjëherë fat? Nuk është aspak një lojtar kyç”, ka thënë Costacurta.
/GazetaBlic Sport/


