Lajme

Rritja e numrit të aksidenteve pas ndryshimit të kushteve atmosferike- Eksperti i komunikacionit rendit arsyet!

09/11/2025 12:08
nga:Y I

Mëngjesi me shi sot në Kosovë solli një numër të shtuar të aksienteve.

Kjo bëri që Policia të dalë me apel për vozitësit e automjeteve.

“Mbaj dritat e ndezura, Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët. Zvogëloni shpejtësinë, Rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë – udhëtoni me kujdes.Shmangni shpërqëndrimet, Mos përdorni telefonin – qëndroni të përqendruar te rruga.Krijoni distancë pasuese mes mjeteve, Mos i qëndroni shumë afër makinës para jush – parandaloni aksidentet.Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi” thuhet në apelin e Policisë.

E në lidhje me këto aksiente pas ndryshimit të kushteve atmosferike, ka folur për “Gazeta Blic”, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.

Dedaj tha se pas reshjeve të shiut ka numër të lartë aksidenteve dhe kjo vjen për shkak të zvogëlimit të koficientit të fërkimit.

“Dita e sotit ka filluar me të reshura të shiut prandaj, ndryshimi i kushteve të rrugës sidomos të shiut, të para rritet numri i aksidenteve”

“Kjo vjen për shkak të zvogëlimit të koficientit të fërkimit me pas me shpërlarje të sipërfaqes rrugore rritet koficienti i ferkimit dhe fillon ulja e numrit të aksidenteve” tha Dedaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

 

Policia me apel për shoferët që vozitin automjetet në shi: Kujdes për sigurinë tuaj dhe të tjerëve