Lajme

A do të kandidojë sërish për Presidente?- Kështu përgjigjet, Vjosa Osmani!

09/11/2025 11:18
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë një konference për media është deklaruar për një sërë gjërash përfshirë këtu edhe një rikandidim të mundshëm.

Osmani ka thënë se janë disa gazetarë që po e bindin atë ‘’mos me u ndal e me vazhdu’’, nëpërmjet sulmeve që ia bëjnë.

“A do të rikandidojë, do të vendosi në ndërkohë. Sa po them të marrë një pushim, po çohen do gazetarë po më sulmojnë e po më bindin mos me u ndalë e me vazhdu”, ka thënë Osmani.

Në një pyetje tjetër Osmani, e pyetur serish për mundësin e rikandidimit, ajo tha se është duke e menduar ‘’shumë seriozisht’’.

‘‘Shumë seriozisht bile prej djeshit, kurrë ma seriozisht. S’është kjo çështje ofertash sepse as në mandatin tim të pare nuk ka qenë çështje ofertash’’, ka thënë ajo.