Pas deklaratave të Presidentes , Vjosa Osmani, ka reaguar njohësi i zhvillimeve politike Imer Mushkolaj.
Mushkolaj tha se Osmani ‘Karrierën e vet 20 vjeçare në politikë, deri në postin e presidentes,e ka ndërtu mbi viktimizim’.
“Sot i paska thirrë gazetarët në zyrë me e vazhdu viktimizimin. Plot mllef e inat, sërish u përpoq t’ia mbushë mendjen publikut që vajzat e saj kanë qenë në shënjestër të mediave. Për rastin e djeshëm prokurori e ka thënë të kundërtën, por kjo presidentes nuk i mjafton. Ajo vazhdon ta çojë përpara narrativën e saj, duke intimiduar gazetarë me informacione që thotë se i ka, por nuk i publikon.Asgjë e re në “kampin” presidencial. Sulmet e fyerjet ndaj mediave e gazetarëve vazhdojnë tash sa vjet” shkruan mMushkolaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Karrierën e vet 20 vjeçare në politikë, deri në postin e presidentes, Vjosa Osmani e ka ndërtu mbi viktimizim.
Sot i paska thirrë gazetarët në zyrë me e vazhdu viktimizimin. Plot mllef e inat, sërish u përpoq t’ia mbushë mendjen publikut që vajzat e saj kanë qenë në shënjestër të mediave.
Për rastin e djeshëm prokurori e ka thënë të kundërtën, por kjo presidentes nuk i mjafton. Ajo vazhdon ta çojë përpara narrativën e saj, duke intimiduar gazetarë me informacione që thotë se i ka, por nuk i publikon.
Asgjë e re në “kampin” presidencial. Sulmet e fyerjet ndaj mediave e gazetarëve vazhdojnë tash sa vjet.
Sot tha që organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj kujtdo që rrezikon gazetarët. I pari është bashkëshorti i saj, i cili madje mediat i quante “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Turpshëm.
Rrezikshëm dhe turpshëm!


