Sporti

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27 mund të zhvillohet në Wanda Metropolitano në Madrid

09/11/2025 10:02
nga:Lorik J

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27 do të mbahet në Madrid, raporton COPE.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit, i cili ka një kapacitet prej 70,460 spektatorësh. Sipas burimeve, UEFA pritet ta konfirmojë zyrtarisht vendimin sot.

Vlen të përmendet se Wanda Metropolitano më parë ka pritur finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19, ku Liverpooli mposhti Tottenhamin me rezultatin 2–0.

Stadiumi është bërë një vend modern për finale të mëdha dhe tifozët mund të presin një tjetër natë të paharrueshme të futbollit evropian. Finalja e ardhshme e sezonit 2025/26 do të luhet në Puskas Arena të Budapestit.

/GazetaBlic Sport