Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë pamje nga takimi i strukturave të kësaj partie në Deçan.
Ramosaj tha se ‘Strukturat e Aleancës në Deçan janë të organizuara dhe të mobilizuara për fitoren e 12 tetorit’.
Ai u shpreh se do të fitojnë si asnjëherë më parë me 12 tetor.
“𝐅𝐋𝐀𝐒𝐈𝐌𝐦𝐞𝐏𝐔𝐍𝐄̈ Është motoja jonë. Është përgjigjja jonë.Është thirrja jonë” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Strukturat e Aleancës në Deçan, të organizuara dhe të mobilizuara për fitoren e 12 tetorit, si gjithmonë!
Kënaqësi të zhvilloj takime pune të ndara me:
Shtabin Zgjedhor
Kryetarët e Nëndegëve
Listën e kandidatëve për Kuvend Komunal
Strukturat e rinisë
Një pjesë të strukturave të gruas
Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm
Me punën dhe përkushtimin e këtij ekipi, të strukturave dhe aktivistëve tanë kudo dhe me mbështetjen e qytetarëve, ne do të fitojmë si asnjëherë më parë më 12 tetor.
#𝐅𝐋𝐀𝐒𝐈𝐌𝐦𝐞𝐏𝐔𝐍𝐄̈
Është motoja jonë.
Është përgjigjja jonë.
Është thirrja jonë.
#FLASIMmePUNË
#AAK174✅
#BashkimRamosajKryetar174✅


