Lajme

Trump pas vrasjes së Kirk- ‘Moment i errët për Amerikën’

09/11/2025 09:05
nga:Y I

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është “i mbushur me pikëllim dhe zemërim për vrasjen e tmerrshme të Charlie Kirk”, në një video të postuar në platformën e tij Truth Social.

Është “një moment i errët për Amerikën”, tha presidenti i SHBA-së.

Kirk, një aktivist konservator dhe aleat me ndikim i Trumpit, vdiq pasi u qëllua në një aktivitet në kampusin në Utah të mërkurën.

Kërkimet për autorin e sulmit janë duke vazhduar.