Sporti

Carlos Augusto: Interi është gjithmonë favorit për titull

09/11/2025 09:04
nga:Lorik J

Carlos Augusto këmbëngul se Interi ‘duhet të jetë gjithmonë favorit’ për të fituar Scudetton, por konfirmon se po përgatit ‘diçka ndryshe’ për përballjen me Juventusin.

“Interi, gjithmonë favorit”, ishte përgjigjja e tij.

“Interi duhet të jetë gjithmonë favorit dhe të shkojë në çdo turne duke u përpjekur ta fitojë atë. Nuk arritëm të bënim atë që donim kundër Udineses, por ka kaq shumë ndeshje, sa duhet të bëjmë disa rregullime.”

Të shtunën do të zhvillohet një ndeshje e madhe me Derbin e Italisë kundër Juventusit, që do të luhet në stadiumin Allianz Juventus në Torino.

“Detajet do të bëjnë diferencën kundër Juventusit. Jemi mësuar me ndeshje të mëdha si kjo, kështu që jemi të përqendruar në atë që kërkon trajneri prej nesh”, tha ai.

/GazetaBlic Sport