Lajme

Trump konfirmon vdekjen e aktivistit konservator Charlie Kirk pas të shtënave në Utah

09/10/2025 23:02
nga:G B

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se aktivisti konservator Charlie Kirk ka vdekur pasi u qëllua gjatë një aktiviteti në Utah.

“Charlie Kirk i Madh dhe legjendar ka vdekur”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.

“Asnjëherë askush nuk e kuptoi apo nuk pati zemrën e rinisë amerikane më shumë se Charlie”, shtoi presidenti. “Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga unë, dhe tani nuk është më mes nesh. Ngushëllimet e mia dhe të Melanias shkojnë për bashkëshorten e tij të bukur, Erika, dhe familjen. Charlie, të duam”, raporton CNN.

Kirk, themelues i organizatës konservatore “Turning Point USA”, ishte një nga figurat më të njohura të lëvizjes së djathtë amerikane. Ai u qëllua gjatë një fjalimi në një universitet në Utah dhe vdiq nga plagët e marra.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në ShBA, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.