Christian Eriksen ka arritur një marrëveshjeje me Wolfsburgun dhe do të luajë në Bundesliga.
Që kur kontrata e tij me gjigantët anglezë Manchester United skadoi në verë, shumë klube të mëdha në të gjithë Evropën kanë qenë në garë për nënshkrimin e Eriksen, megjithëse asnjë – deri më tani – nuk ka pasur ndonjë sukses.
Këtë gjë tashmë e ka arritur skuadra e njohur gjermane, e cila e ka bindur mesfushorin danez që të pranojë ofertën e klubit.
Në Wolfsburg, ai do t’i bashkohet një grupi gjithnjë në rritje të talenteve daneze, duke përfshirë Jonas Wind, Joakim Mæhle, Jesper Lindstrøm, Adam Daghim dhe Andreas Skov Olsen.
/GazetaBlic Sport/


