Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka postuar disa fotografi në Grackën e Vjetër të një deponie të mbeturinave, raporton GazetaBlic.
Buja e ka quajtur këtë si nga një deponi turpi: në park kujtese dhe krenarie.
Ai është zotuar se veprimi i parë si kryetar i Lipjanit do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.
Postimi i plotë:
Nga deponi turpi: në park kujtese dhe krenarie!
Në Grackën e Vjetër, aty ku më 1912 artileria serbe rrafshoi fshatin, sot është ngritur një deponi e mbeturinave e hekuri.
Kjo është fyerje për historinë dhe kujtesën tonë kolektive.
Veprimi im i parë si Kryetar i Lipjanit do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.
Njëkohësisht, unë zotohëm publikisht: në Lipjan nuk do të ketë asnjë deponi ilegale të mbeturinave!


