Lajme

Haradinaj: Qëndroj fuqishëm krah protestes në Hagë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë

09/10/2025 11:06
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se qëndron fuqishëm në përkrahje të protestës në Hagë ku bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta protestojnë për drejtësi, raporton GazetaBlic.

Postimi i plotë:

Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta, protestojnë në Hagë për drejtësi.

Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se luftajonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë.