Avokati, Arianit Koci ka reaguar përsëri për çështjen e pagave të deputetëve duke theksuar se edhe pse nuk janë duke punuar po paguhen, raporton GazetaBlic.
Sipas Kocit, deputëtët “po e hanë djersën e popullit më të varfër në Evropë”.
Tutje, ai ka bërë thirrje që që të paktën një pjesë të rrogës ta dhurojnë për njerëzit në nevojë
Postimi i plotë:
Nuk është në rregull! Qe sa muaj pa punu, deputetët po marrin rroga.
Turp! Turp! Turp!
Po e hanë djersën e popullit më të varfër në Evropë. Popullit që mezi mbijeton, i merret taksa për t’ua mbushur xhepat atyre që nuk po punojnë asgjë.
———
I ftoj deputetët – që të paktën një pjesë të rrogës – ta dhurojnë për njerëzit në nevojë. Është minimumi moral që mund ta bëjnë.
Deputetë, mos e hani djersën e popullit më të varfër në Evropë!
E ju qytetarë, mos heshtni! Kërkoni llogari. Se nëse heshtim sot, nesër do të jetë edhe më keq.
P.S.
Sado që dikujt i duket që nuk po ka efekt protesta e ime – ka! Shumë bile.
Besoni!
E përsëritja e vazhdueshme e kërkesa të mija, konsistenca, është mënyra e vetme e veprimit, me politikanë të pandërgjegjshëm, që e këqyrin veç interesin e vet!


