Në fillim të këtij viti shkollor, Shkolla “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër është pasuruar me dy fusha të reja sportive.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, njoftoi se këto investime, bashkë me transformimin e tërësishëm të oborrit, do të shërbejnë si hapësira cilësore për nxënësit dhe sportistët e zonës.
Postimi i plotë:
Dy fusha të reja sportive⚽️🏐
Shkollës “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër, përveç transformimit tërësor të gjithë oborrit, iu shtuan edhe dy fusha sportive këtë fillimvit shkollor, hapësira të reja këto për nxënësit e gjithë kësaj zone por edhe sportistët ferizajas në përgjithësi.


