Lajme

“Fjalimi i Presidentes, jashtëzakonisht i nevojshëm” – Blerim Gashi: Presidente, ku ke qenë më herët?

09/09/2025 23:39
nga:G B

Analisti politik, Blerim Gashi ishte i ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, i komentoi ngjarjet e fundit mes deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Gjykatës Kushtetuese dhe së fundmi edhe konferencën për media që e pati Presidentja Vjosa Osmani.

Për atë se çka kishte thënë Presidentja Vjosa Osmani sot gjatë konferencës për shtyp, Blerim Gashi i konsideroi si të nevojshme dhe se sipas tij, ajo si Presidente ishte dashur që më herët të dilte me fjalime të tilla, sepse ka luajtur një rol neutral.