Sporti

Duka i gëzohet fitores: Vuajtëm shumë, por morëm 3 pikë

09/09/2025 23:20
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja shqiptare ia doli që të fitonte përballë Letonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-0, falë goli të Asllanit nga 11-metërshi.

Zbulimi i Sylvinhos, Juljan Shehu: Të shënoj gol? Në Poloni luaj më përpara, por respektoj detyrat që më jep trajneri

“Nuk e kemi frikë Serbinë”, Laçi gjen problemin e Kombëtares: Na mungon finalizimi

Pas kësaj sfide nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i kreut të FSHF-së, Armand Duka. Presidenti Duka e pranon që ekipi vuajti, teksa nuk harron të falënderojë edhe tifozët që ishin të pranishëm në “Air Albania”.

“Një fitore ku vuajtëm shumë, por në fund morëm tre pikët që kishim si objektiv. Urime ekipit dhe stafit. Tani le të nisim të mendojmë menjëherë për ndeshjen tjetër. Faleminderit tifozëve, që ishin të pranishëm në stadium, për mbështetjen fantastike që i dhanë ekipit!”, shkruan Duka.