Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Ajo në një konferencë për media sot tha se Kuvendi s’mund të bllokohet për shkak të një nënkryetari.
Gjuha e Osmanit u kritikua, teksa u tha se si presidente fjala e saj ka peshë dhe duhet të jetë e matur në deklarata.
Lidhur me këto deklarata, ish deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë për Gazeta Blic se disa politikanëve më shumë ju intereson paga e funksioni personal, se hallet e Kosovës.
“Disa të ashtuquajtur politikan, qofshin edhe funksionarë, më shumë ju intereson rroga e funksioni personal se sa që kanë hallet e Kosovës”, tha Haliti.
Ai ka shtuar se për ta është më i rëndësishëm një funksion përmes të cilit sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, se sa të arriturat e Kosovës.
“Betejat e tyre për të marrë apo fituar një funksion, përmes të cilit sigurojnë të ardhmen e tyre të fëmijëve të tyre, për ta është më i rëndësishëm se sa të arriturat e Kosovës. Do dëshiroja që Presidentja e Kryeministri të dëgjonin e të shqyrtonin mesazhet e perëndimorëve. S’po them të opozitës as të analistëve e kalemxhinjve të paguar, por ata duhet të jenë ilaçi dhe formula që shëron plagët e Kosovës. Të zgjedhesh president nuk është lumturi, por është përgjegjësi”, është shprehur Haliti për Gazeta Blic.
Sa i përket dërgimit të komenteve në Kushtetuese nga Presidentja, ish deputeti thotë se gjykata ka nxjerrë vendim pas ankesës së Listës Serbe ne këtë gjykatë.
“E drejta e të gjitha subjekteve kushtetuese është që të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese, në këtë rast Grupi Parlamentar Srbska Lista e ka shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore, bazuar në të drejtën që ua jep Kushtetuta e Kosovës. Gjykata ka nxjerrë një vendim, i cili obligon të gjithë faktorët relevant që ta zbatojnë”, ka deklaruar Xhavit Haliti.
/Gazeta Blic/
Presidenca publikon komentet që Osmani ia ka dërguar Kushtetueses
Bllokada në Kuvend, Osmani: Cenon themelet mbi të cilat u ndërtua Republika e Kosovës


