Lajme

Shkodra: Jam e zhgënjyer me deklaratat e Osmanit – Nuk është problemi te nënkryetari serb, por te procedura e votimit

09/09/2025 16:28
nga:N K

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komunitetit serb, raporton GazetaBlic.

Lidhur me këtë çështje, analistja politike Magbule Shkodra, në një prononcim për GazetaBlic tha se është e zhgënjyer me deklarimin e presidentes, Vjosa Osmani, sepse sipas Shkodrës problemi nuk qëndron te nënkryetari serb, por te procedura e votimit

“Unë jam e zhgënjyer me deklarimin e zonjës Osmani, sepse nuk është bllokimi për shkak të një nënkryetari, në rastin konkret të komunitetit serb. Bllokimi, xheneza e problemit është mënyra se si është proceduar në votim, zakonisht është votuar në pako, në mënyrë që të mos kemi kësoj lloj problemesh”- u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo tha se mënyrë e tillë e votimit, e paraqet Kosovën tek ndërkombtarët në një formë jo të mirë.

“Është votuar nënkryetari i komunitetit serb dhe atij jo serb në një pako në mënyrë që të kalojnë. Dhe kjo ndarje po paraqet problem që besoj se do i kushtojë Kosovës më shumë sepse në arenën ndërkombëtare ka filluar të paraqitet si diçka që shqiptarët po ua mohojnë përfaqësimin komunitetit serb, gjë që nuk është e vërtetë sepse ne u sigurojmë të drejta”- tha ajo për GazetaBlic.