Lajme

Bekë Berisha viziton sipërmarrësit e suksesshëm nga Mramori

09/09/2025 10:56
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vizituar vëllezërit Ramiz dhe Fatmir Gashi, themelues të fabrikës së ngjyrave “Relux” në Mramor, raporton GazetaBlic.

I shoqëruar nga kandidati për Asamble, Burhan Pajaziti, Berisha vlerësoi përkushtimin dhe suksesin e kësaj familjeje si shembull frymëzues për të rinjtë dhe bizneset vendore.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe mundësitë në zhvillimin ekonomik lokal dhe rolin e bizneseve familjare në forcimin e komunitetit.