Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendodhjes së një personi, dyshohet për vrasje!

09/09/2025 10:48
nga:Y I

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendodhjes së një personi të dyshuar për vrasje.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë” thuhet në njoftimin e Policisë.

“Personi i dyshuar ARBER HAVOLLI ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected] Android #app: Lajmero Policine Tel: 192″

Njoftimi i plotë: