Lajme

Hasani: Basha është kryetar i Kuvendit të pakonstituuar, ai nuk mund të marrë vendime

09/09/2025 10:31
nga:Genita C

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije edhe një herë se Kuvendin nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

Ai ka treguar se Dimal Basha është kryetar i Kuvendit të pakonstituuar.

Në një intervistë në “Rubikon”, Hasani ka thënë se Basha nuk mund të marrë asnjë vendim.

“Basha është kryetar i kuvendit të pakonstituuar. Sepse gjendja është kjo, ai nuk mund të marrë asnjë vendim. Si kryetar i ka vetëm ato që i ka me Kushtetutë aty e ka të qartë autorizimet administrative, mund të pret edhe delegacione”, ka thënë Hasani, raporton KlanKosova.